SHBA, Romney fiton terren ndaj Gingrich

30/01/2012 20:50

Kandidati i republikanëve për president, Mitt Romney, thelloi avantazhin ndaj rivalit të tij kryesor brenda partisë, Newt Gingrich, një ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve në shtetin e Floridës.

Ish-guvernatori i Masaçusets jepet tashmë 12% përpara ish-Kryetarit të Kongresit Amerikan, në bazë të sondazheve paraprake.

Dy kandidatët e tjerë potencialë për president, Ron Paul dhe Rick Santorum, kanë braktisur fushatën elektorale në Florida, për shkak të mbështetësve të pakët që kishin në këtë shtet, duke bërë që gara të marrë tiparet e një beteje kokë më kokë.

Fituesi midis katër kandidatëve të mbetur do të sfidojë presidentin Barack Obama në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Përzgjedhja e kandidatit republikan përfundon atëherë kur ai fiton matematikisht mbi gjysmën e votave të përgjithshme të delegatëve partiakë ose kur të gjithë rivalët e tjerë tërhiqen nga gara.

Top Channel