Britani, gjuetia e evazorëve

23/11/2011 00:00

Një njësi e poscame hetimore perbehet nga nje ekip analistesh te super
kualifikuar, ekspertesh teknikë taksash dhe hetuesish me pervoje, te
cilet do te mbikqyrin dhe koordinojne punen me Zyren Britanike te
Taksave per te identifikuar dhe ndjekur ata persona qe fshehin te
ardhura dhe kapitale ne llogari bankare jashte Britanise per te shmagur
pagimin e taksave ne Britani.

Kjo njesi e posacme do te perdore tere informacionin e Zyres se Taksave dhe te Ardhurave, si dhe te dhena llogarish bankare duke perdorur teknika hetimore kunder evazionit fiskal. Sekretari britanik i Thesarit deklaroi se “kane perenduar ato dite kur te ardhura te pataksuar apo kapitale tranferohen jashte Britanise dhe i shmangen pagimit te taksave per te ardhurat e tyre”.

Perceptimi i pergjithshme eshte se ka jo vetem shtetas britanik, por edhe shume emigrante sidomos nga Evropa Lindore qe jetojne dhe punojne zyrtarisht ne Britani qe te ardhurat nga puna e tyre jo vetem nuk i deklarojne dhe nuk paguajne taksa, por i fshehin ato ne llogari bankare ne vendet e origjines ose i shnderojne ato ne prona ate patundshme ne vendet ku kane ardhur.

Qeverie konservatore e David Cameron ka ndermarre nje lufte te ashper ndaj atyre qe mashtrojne financiarisht dhe punojne apo shmangin taksat, nderkohe qe marrin ndihma sociale nga shteti, duke i cuar rastet neper gjykata, ku ne rast te gjetjes fajtor detyrohen te paguajne te gjitha shumat e perfituara nder vite.

Krijimi i kesaj njesi qe do te hetoje keto te ardhura, kapitale dhe llogari bankare jashte Britanise, te tyre qe jetojne dhe punojne ne Britani, konfirmon aksiomen e famshme se dy gjera jane te sigurta ne jete, vdekja dhe taksat.

Top Channel