Meksikë, ushtarët bllokojnë 15.3 mln USD

22/11/2011 21:30

Ushtarët në Meksikë bllokuan 15.3 milion dollarë në një makinë gjatë një kontrolli të rastit në një postbllok në veri të vendit.

Autoritetet thanë se përvec parave janë kapur edhe 3 kilogram kokainë dhe 3 armë zjarri. Ngarkesa e sekuestruar mendohet se i përket Joaquin Guzman, kreu i kartelit të drogës së Sinaloas dhe njeriu më i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Meksika.

Paratë kishin si destinacion një shtëpi të Guzmanit në shtetin e Tijuanës, në kufi me Shtetet e Bashkuara.

Kjo është sasia e dytë e parave të sekuestruar që pas ardhjes së Calderon në krye të Meksikës. Në vitin 2008, gjatë një operacioni në një nga pronat e Guzman, autoritetet meksikane sekuestruan 26 milion dollarë.

Calderon u zgjodh si presidenti i Meksikës me premtimin e luftës së ashpër ndaj trafikut të drogës. Pak pas marrjes së mandatit ai dërgoi ushtrinë për të luftuar kartelet, lufta kundër të cilëve u ka marrë jetën të paktën 40 mijë personave në vitet e fundit.

Një goditje e rëndë për presidentin Calderon dhe autoritetet që po godasin fuqimisht kartelet e drogës në veri të vendit, ishte vdekja e Ministrit të Brendshëm në një aksident ajror me helikopter në Meksiko pak ditë më parë. Por operacioni i fundit tregon se vdekja e Ministrit të Brendshëm, edhe pse ishte krahu i djathtë i Calderon, nuk ka zbehur luftën kundër trafikantëve të drogës.

Top Channel