Pakti politik, miratohet Kodi Rrugor tek Ligjet

16/11/2011 00:00

Mbledhja e radhës e Komisionit të Ligjeve, ku diskutohej një tjetër
ndryshim në Kodin Rrugor, për nga rezultati nuk ishte aspak e ngjashme
me atë të një ditë më parë, kur votimi u shty për të hënën tjetër me
kërkesë të nënkryetarit socialist të Ligjeve, Fatmir Xhafaj.

Ngerci i krijuar eshte tejkaluar, pasi socialistet dhe demokratet votuan ne unanimitet dhe ne frymen e marreveshjes se arritur te henen ne Konferencen e Kryetareve te grupeve parlamentare.

Pa asnje dyshim qe konsensusi do te reflektohet dhe te enjten ne parlament, ku pritet ngritja e Komisionit te Perbashket per Reformen Zgjedhore dhe nisja nga puna e grupit per reformimin e rregullores se Parlamentit, ku nga socialistet do te perfaqesohen me Namik Doklen dhe Damian Gjiknurin, ndersa demokratet me Jemin Gjanen dhe Viktor Gumin.

Megjithate, ky eshte vetem fillimi i nje konsensusi te veshtire per t’u arritur dhe qe mosbesimi i larte mes paleve e ben edhe me te veshtire, por jo te pamundur, per t’u finalizuar.

 

Top Channel