“Drejtësia e fortë, kusht për në BE”

14/11/2011 00:00

Ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona Makëlluem, deklaroi gjatë një takimi në Shkollën e Magjistraturës, se drejtësia e fortë dhe e pavarur është një kusht për të ecur përpara drejt BE.

Ajo tha se nuk duhet të bëhet vetëm drejtësi, por duhet parë që po bëhet drejtësi.  

“Shteti i së drejtës dhe drejtësia janë në themel të vlerave të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së dhe zemra e një demokracie funksionale dhe të suksesshme. Një sistem gjyqësor i fortë dhe i pavarur është një kërkesë që Shqipëria të perparojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, deklaroi ajo.

Sipas diplomates britanike, meritokracia, pavarësia, profesionalizmi dhe respekti për të drejtat e njeriut janë kërkesa të detyrueshme për çdo gjyqtar, apo aktor të sistemit të drejtësisë.

“Mungesa e ndonjërës prej tyre ka një impakt negativ mbi besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë”, theksoi Makëlluem.

Top Channel