Iran, shpërthimi vret 27 ushtarë

12/11/2011 00:00

Një seri shpërthimesh në një bazë ushtarake në periferi të Teheranit në Iran, ka shkaktuar vdekjen e 27 ushtarëve dhe ka lënduar dhjetra të tjerë.

Shpërthimi ka patur zanafillën, sic raportojnë mediat ndërkombëtare, në një depo armësh. Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, FARS thotë se nga shpërthimi ka patur dëme të mëdha materiale dhe është dëgjuar deri në qendër të kryeqytetit Teheran, rreth 40 kilometër larg vendshpërthimit.

FARS thotë se baza ndodhet në afërsi të një fshati dhe përdoret si depo furnizuese armatimi për Rojet Revolucionare, elita e ushtrisë iraniane. Nuk dihet nëse shpërthimi ka qenë aksidental, apo një akt i qëllimshëm.

Garda Revolucionare u ngrit pas Revolucionit të vitit 1979 për të mbrojtur sistemin islamik te vendit. Prej kesaj kohe eshte shnderruar ne forcen me te madhe ushtarake, politike dhe ekonomike ne Iran.

Shpeshhere eshte vene ne shenjester te sanksioneve te OKB-se, per te ushtruar presion ndaj autoriteteve Iraniane per te pezulluar pasurimin e uraniumit.

Shperthimi ndodh ne nje kohe tensionesh ne Iran, qe vijne pas publikimit te raportit te Agjensise Nderkombetare te Energjise Atmoke, sipas te cilit teherani synon te krijoje armen berthamore.

Madje ka patur edhe spekullime ne mediat nderkombetare se kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu po merr ne konsiderate mundesine per te goditur impiantet berthamore te Iranit.

Top Channel