Debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës

11/11/2011 00:00

Ka patur sërish tension e debate të ashpra në mbledhjen e dytë të Këshillit Bashkiak për këtë mandat të ri, pasi në rend të ditës janë përfshire projekte të rëndësishme si ai i planit rregullues të Tiranës, sheshi “Skënderbej” dhe ndërtimi i xhamisë.

Kryetar i këshilltarëve socialistë të Bashkisë Tiranë, Aldrin Dalipi: Ka mundësi të flasim apo doni të flisni vetëm ju?
Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Njazi Kosovrasti:
Të lutem zoti Dalipi…por jo kështu.  Unë jam këtu për të respektuar rregullat.
Dalipi: Nuk ke përballë zotin Ristani në KQZ që mund ta kërcënoje se herë të doje duke i rënë në telefon për të manipuluar zgjedhjet.   
Kosovrasti: Bën shumë gabim që merresh me punë që nuk i takojnë, kësaj mbledhje, por nuk zgjidhim gjë kështu…    

Ndonëse u miratua me 29 vota të mazhorancës, këshilltarët socialistë nuk kanë votuar vendimin për planin e ri rregullues të kryeqytetit pasi  sipas tyre një i tillë është miratuar nga administrata e mëparshme në KRRT në këshill bashkiak, por nuk kaloi në KRRTRSH

“Si mund të merret një nismë për hartimin e një plani të ri vendor kur ekziston një i tillë, I cili ka kushtuar mbi 1 milion dollarë për bazën e të dhënave dhe sistemit e mbi 1 milion dollarë hartimi i planit rregullues të paguar nga njësia e imlementimit të projekteve, në kohën ku ju zoti Basha keni qenë aty. Nëse do të merrni projektet e adminstratës së mëparshme dhe do t’i ndërroni thjesht kapakun, kjo është gjysma e së keqes, por nëse doni të harxhoni para për të bërë të njëtën punë atëhere kemi të bëjmë me shpërdorim fondesh. Me hedhjen në kosh të planit që ndodhet në zyrat e qeversië, po bëhet të paktën 2 milion euro dëm dhe po hidhet në kosh puna disa vjeçare e ekspertëve” tha më tej, Dalipi.

“Së pari ligjërisht Tirana nuk ka një plan urbanistik të miratuar, sepse tagrin për këtë e ka patur KRRTRSH dhe ky këshill kurrë nuk është prezantuar dhe as ka miratuar ndonjë plan urbanistik të Tiranës”,  tha kryetari i Bashksië së Tiranës, Lulzim Basha.

Kanë gjallur debat edhe punimet që po kryhen në sheshin Skënderbej, për të cilin u permbys projekti i mëparshëm i administratës Rama dhe ku në prokurori ka një padi nga ana e këshillatrëve socialistë për shkelje procedurash.

Madje kryetari i këshilltarëve socialistë i ka kujtuar zotit Basha se këto punime nuk kanë një projekt, ashtu sikurse ka ndodhur edhe me rrugën Durrës-Kukës.

“Plani i mëparshëm nuk kishte asnjë komponent për t’u marrë me çështjen e parkimit dhe për më keq përkeqësoi trafikun, duke bllokuar sheshin “Skënderbej” me mos realizimin e  disa segmeneteve rrugore”, tha Basha.

“Ka qenë politika ekstremiste e cila ka penguar Tiranën që të zhvillohet. Nga ana tjetër është politika që mbajti për vite me radhë të bllokuar unazën e madhe e të vogël të qytetit duke mos e shpronësuar. Ne kemi dy panorama, kur në krye të bashksië ishte zoti Rama, që me forcë kërkonte zgjidhjen e kësaj çështje nga qeveria dhe kemi panoramën sot që në krye është zoti Basha dhe qeveria menjëherë e filloi këtë gjë.  Për cilën arsye? Thjesht për arsye politike. Dëmtimi shkon mbi 1 milion euro në investimin nën tokë”, vazhdoi kryekëshilltari socialist, Dalipi.
      
Këshilltarët Socialistë kanë vërejtur mungesë serioziteti për disa cështje  sic janë riorganzimi i strukturës organizative të disa  ndërmarjeve të varësisë.

Top Channel