Nikaragua, viktima e të plagosur

10/11/2011 00:00

Përleshje të dhunshme kanë shpërthyer në Nikaragua mes mbështetësve dhe
kundërshtarëve të presidentit Daniel Ortega, pas zgjedhjeve të
diskutuara presidenciale të ditës së diel

Sipas policsë, të paktën 4 persona janë vrarë gjatë përleshjeve të dhunshme që janë zhvilluar në zona të ndryshme të vendit.

Kandidati kryesor i opozitës për postin e presidentit Fabia Gadea deklaroi pas publikimit të rezultatit zgjedhor se procesi ishte manipuluar. Vëzhguesit e BE-se dhe ata të pavarura gjithashtu vunë në dyshim transparencën e procesit të votimit dhe pavarësiën e autoriteteve zgjedhore.

Dhuna më e ashpër u regjistrua në dy qytete veriore, ku palët rivale përdorën edhe armët e zjarrit. Sipas policisë mbi 50 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa situata në vend vazhdon që të jetë e tensionuar. Vetë presidenti Ortega, i cili ndryshoi kushtetutën për të fituar mandatin e tretë, i kërkoi opozitës që të pranojë rezultatin.

Top Channel