Topi: Regjistrimi, proces normal 

07/11/2011 00:00

Presidenti i Republikës Bamir Topi, përkundër qëndrimit të Aleancës Kuq e
Zi, si frymëzues i të cilës Topi është përfolur politikisht, apo edhe
organizatave të minoritetit grek, që kanë refuzuar censusin, i pyetur
për këtë proces dhe kontestimet që bëhen në jug, kreu i shtetit deklaroi
se regjistrimi i popullsisë dhe elementëve të tjerë, është një proces i
natyrshem.

“Le te presim perfundimet zyrtare te censusit”,  tha presidenti, i pyetur per kete ceshtje gjate nje vizite ne Gjirokaster.

I pyetur per akuzat politike te mazhorances ndaj tij, presidenti deklaroi se “misioni im eshte permbushja e detyrimit institucional dhe interesin qytetar. Kudo do vazhdoj te promovoj nevojen per dialog, mirekuptim, tolerance e pune ne sherbim te qytetareve. Si president do te bej thirrje per mirekuptim mes institucioneve. Eshte nje pozicion qe do ta luaj deri diten e fundit te mandatit tim si president”.

Presidenti i Republikës deklaroi se është e nevojshme ruajtja e komunikimit dhe tolerancës mes pushtetit vendor dhe qendror.

“Dialogu eshte element i rendesishem demokracie per bashkepunim ne interes te qytetarit”, u shpreh kreu i vendit.

Presidenti i Republikës u prit paraditen e së hënës në Bashkinë e Gjirokastrës nga kryetari Flamur Bime dhe drejtues lokalë.

Nga ana e tij kryebashkiaku Bime theksoi se kjo është një vizitë e munguar, duke shprehur falenderimet për ardhjen e kreut të vendit në qytetin jugor. Por presidenti tha se detyrimet që ka në postin që drejton e kanë penguar deri më tani, ndersa shprehu kënaqësinë dhe lumturinë që ishte në Gjirokastër, qytetin me trashëgimi të madhe kulturore.

Top Channel