Ish-kampioni i botës në boks në peshat e rënda, Joe Frazier, është shtruar në një spital në gjendje të rëndë për shkak të ndërlikimeve nga një kancer të mëlçi, informoi të dielën manaxheri i tij.
“Smoking Joe”, i bërë i famshëm për shkak të dueleve të tij epike me legjendën tjetër Muhamed Ali, u diagnostikua me tumor disa javë më parë, por deshi ta mbante të fshehtë sëmundjen.
“Do të isha gënjeshtar nëse nuk do të pranoja që është shumë rëndë”, deklaroi manaxheri i tij, Leslie Wolf. Sot 67-vjeçar, Frazier ruajti titullin botëror midis viteve 1970-73. Ai ishte njeriu i parë që arriti të mposhte Alinë në vitin 1971.
“Joe është një luftëtar dhe nuk do të dorëzohet deri në ditën e fundit, por ka disa beteja që nuk mund të fitohen”, shtoi manaxheri.
Në karrierën e tij, Joe mbahet mend sidomos për ndeshjen epike me Alinë në vitin 1975 në Manila dhe për duelet legjendare me Foreman.
Top Channel