Ibra: Kam ofenduar rëndë Guardiolën

03/11/2011 15:35

Sezoni 2009-2010 në radhët e Barcelonës, asaj që konsiderohet si ekipi më i mirë në botë, ka qenë një ferr i vërtetë për Zlatan Ibrahimovic.

Gazeta suedeze Aftonbladet, ka publikuar një pjesë të librit autobiografik të sulmuesit të Milanit, pikërisht atë pjesë ku bomberi flet për periudhën e kaluar në radhët e katalanasve dhe problemet me teknikun Pep Guardiola.

Ibrahimovic ka shpërthyer në një diskutim me trajnerin duke i thënë: “Je frikacak. E bën në brekë para Mourinhos!”

Origjina e konfliktit ka qenë ndryshimi i pozicionit të Messit, të cilin Guardiola e zhvendosi në qendër të sulmit duke i rezervuar stolin gjigandit suedez. Në maj të vitit 2010, në një ndeshje ndaj Villarreal, Ibra u zëvendësua 5 minuta para përfundimit të takimit dhe ofendoi rëndë Guardiolën.

“E humba fare dhe e ofendova rëndë. I thashë që e bënte në brekë para Mourinhos dhe shumë gjëra të tjera më të rënda se kaq”, shkruan suedezi.

“Tek dhomat e zhveshjes së Barcelonës të gjithë rrinin urtë dhe bindeshin. Messi, Xavi dhe Iniesta ishin si ata nxënësit e shkollës që nuk kundërshtojnë kurrë mësuesin. Më pas, Messi kërkoi një ndryshim roli në fushë dhe aty ndryshoi gjithçka. Luhej vetëm për të dhe këtë nuk mund ta pranoja”, thekson Ibra.

“Jag ar Zlatan Ibrahimovic (Unë jam Zlatan Ibrahimovic), libër i shkruar me ndihmën e shkrimtarit David Lagercrantz, do të dalë në shitje në datën 15 nëntor në Suedi.

Pato: Rikthehem pas pushimit të kombëtareve

“Do të kthehem pas pushimit të kombëtareve”. Kështu është shprehur Alexandre Pato, i cili është gati të rikthehet në fushë pas dëmtimit muskular që pësoi në 21 shtator.

“Parashikohej që të qëndroja jashtë fushave 6 javë dhe 6 javë kaluan, por nuk jam ende gati për të luajtur me Catanian të dielën sepse nuk jam stërvitur me ekipin”, shprehet sulmuesi i Milanit.

Pato është i karikuar dhe mezi pret të luajë sërish: “Pas çdo dëmtimi kthehem edhe më i fortë se më parë. Është vështirë të shikosh shokët e tu nga tribuna.”

Përsa i përket dëmtimeve të shpeshta në muskujt e këmbëve, Pato theksoi: “Më duhet të punoj më shumë me muskujt e pasëm të kofshëve me ushtrime në palestër. Nuk e di nëse do të pësoj dëmtime të tjera, por do të punoj shumë që kjo gjë të mos ndodhë më.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA