“Top Story”: Debate për Kongresin e PS

03/11/2011 15:35

Pas dy ditësh socialistët mbledhin kongresin e tyre të rradhës. Në të do të diskutohet një statut i ri, një program i ri dhe një qëndrim i ri dhe do të ketë edhe kritika të reja.

Programi i diskutuar gjatë këtyre ditëve po kritikohet nga Berisha dhe Mejdani. Por, çdo të ndodhë të shtunën? Një takim i ri për unitetin e së majtës apo pikënisje për çarje të reja?

Sonte në “Top Story” janë të ftuar Arben Malaj, Bashkim Fino, Et’hem Ruka dhe Erion Veliaj. Socialistë të vjeter e të rinj, kritikë dhe mbështetës të Rames, në një debat për opoziten e sotme dhe qeverisjen e ardhshme.
Gjithçka në ora 21 në “Top Story”.

Top Channel