Mbahet konferenca “Ujë për Qytetarët”

01/11/2011 18:45

Konferenca “Ujë për Qytetarët”, organizuar nga Ambasada Gjermane në Shqipëri, mblodhi në Tiranë personalitete e politikanë. Në takim merrte pjesë edhe kryeministri Berisha.

Në fjalën e rastit, ambasadorja gjermane, Karol Myler Holtkemper nënvizoi rëndësinë e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët duke shtuar se Tirana përballet me sfida të mëdha për furnizimin me ujë.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha foli për përpjekjet e qeverisë për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve shqiptarë. Pasi përmendi disa nga investimet madhore të qeverisë në bashkëpunim me disa nga vendet e Bashkimit Europian dhe për projektet e së ardhmes, zoti Berisha tha se qeveria e tij do të bëjë gjithcka për të furnizuar me ujë të gjithë shqiptarët, duke patur parasysh potencialet e vendit në këtë fushë.

“Këto vite janë bërë përpjekje serioze për përballje me problemin kompleks të furnizimit me ujë. 98 përqind e shqiptarëve furnizohen rregullisht me ujë, 2 përqind nuk e marrin ujin. Në përqindje janë pak, por në shkallë vendi janë shumë. Qeveria do të bëjë gjithcka për të garantuar ujë 24 orë për të gjitha familjet shqiptare. Kemi një strategji për furnizimin me ujë të të gjitha familjeve shqiptare”, tha në fjalën e tij kryeministri, Sali Berisha.

Top Channel