Duke e vënë theksin tek propozimet e Partisë Socialiste dhe tryeza e
drejtësise e bojkotuar nga mazhoranca, kreu i saj Edi Rama tha se
opozita do të vazhdojë të ndjekë atë që e quajti politikë e dorës së
shtrire në emër të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

“Do të vazhdojmë të shohim përpara, do të vazhdojmë të jemi zëri dhe forca e së ardhmes, sepse vendit i duhet garancia e së ardhmes dhe statuti i kandidatit është një provë e kësaj garancie.

Zoti Rama u ndal edhe te nje nder pikat kryesore te propozuara nga Partia Socialiste, uljen e kostos se jeteses se shqiptareve permes heqjes se takses per buken, qumështin, vezet dhe ilacet, uljen 6 perqind te takses per energjine elektrike, si dhe heqjen e takses qe u merret bujqeve dhe fermereve per imputet bujqesore.

“Me këto masa radikale të domosdoshme, ulja e kostos së jetesës së familjeve të zakonshme do të jetë shumë e ndjeshme. Ne do ta bëjmë atë realitet sapo të vijmë ne qeveri. Nëse qeveria sot vazhdon ta refuzojë marrjen e këtyre masave, duke folur përçart dhe duke gënjyer gjithë kohën për këto taksa hileqare që ia merr nga xhepi çdo shqiptari që ha bukë, që mbush një gotë qumësht, blen një vezë apo pi një aspirinë”, tha Rama.

Keto masa, sipas liderit te opozites jane te domosdoshme.

“Këto taksa duhen hequr.Ne do t’i heqim! Do heqim dhe taksën e inputeve të prodhimeve bujqësore, që sot u kushtojnë bujqve e fermerëve sa qimet e kokës dhe nuk do ta prekim TVSH-në e prodhimeve të fushës, siç gënjen Saliu, sepse do t’i mbrojmë dhe stimulojmë këto prodhime, duke mbrojtur e stimuluar fshatin shqiptar që sot është në mëshirë të fatit”, theksoi Rama.

Kryetari i Partise Socialiste ka theksuar gjithashtu edhe rendesine qe ka hartimi i perfunduar i dy drafteve qe do te paraqiten ne kongresin e 5 nentorit, ai i reformes organizative dhe programi i ri i kesaj force politike.

 

Top Channel