Grupi i këshilltarëve socialistë, të kryesuar nga Aldrin Dalipi, ka depozituar një kallëzim për ndjekje penale në Prokuorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me objekt fillimin e procedimit penal ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, si dhe drejtues të tjerë të bashkisë së kryeqytetit, për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

Ky kallëzim lidhet me punimet  që po kryhen në sheshin Skënderbej, që sipas këshilltarëve socialistë po kryhen pa një projekt, pa lejë ndërtimi dhe në shkelje të procedurave ligjore.

Në kallëzimin penal theksohet se është e panjohur kostoja e deritanishme e punimeve e cila  në bazë të volumit të punës llogaritet në mbi 1 milion euro.

Pas padisë për abuzime në rrugën Durrës –Kukës në kohën kur ishte Ministër i Punëve Publike, pas  padisë për hapësirën detare në kohën kur ishte Ministër i Jashtëm dhe asaj për 21 janarin kur ishte Ministër i Brendshëm, zotit Basha i shtohet edhe një tjetër padi për punimet në sheshin Skënderbej,  në fillim të mandatit të tij si Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Për këtë kallëzim penal ndaj kryetarit Luzim Basha është vënë në dijeni edhe prokuroria e pergjithshme.

Top Channel