Ligji i mbetjeve, Berisha: Kthimi nga Presidenti, politik

31/10/2011 00:00

Kryeministri Sali Berisha duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor
demokrat për kthimin e ligjit të mbetjeve, u shpreh se
mazhoranca do të trajtojë në mënyrë kushtetuese cdo qëndrim që mbahet
ndaj ligjeve.

“Kthimi i ligjit të mbetjeve në parlament nga Presidenti i Republikës është tërësisht politik. Komisioni Evropian ka një listë se cilat janë mbetjet e parrezikshme. Importi i mbetjeve urbane është një proces konstant”, tha Berisha.

Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria do të pranojë vetëm 50 lloje mbetjesh nga lista e Komisionit Europian.

“Sipas ligjit, mbetjet nuk do të magazinohen, por do të përpunohen. Aleanca e Plehut servir vetëm mashtrime. Ftoj shoqërinë civile të monitorojë procesin e importit”, tha Berisha.

Top Channel