Kryesia PS, ndryshime në statut e program

27/10/2011 19:05

Përfundoi me ndryshime në statut dhe në program mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, mbajtur gjatë pasdites së të enjtes.

Në mbledhje ishin të pranishëm figurat më të larta të partisë më të madhe opozitare në vend, midis të cilëve Kryetari Edi Rama, Arben Malaj, Gramoz Ruci, Ermelinda Meksi, Erion Braçe, Ben Blushi, Pandeli Majko, etj.

Mledhja që paraprin Kongresin e madh të datës 5 nëntor miratoi përveç ndryshime në status dhe në program, edhe emrin e kryetarëve nëpër rrethe dhe mandatoi delegatët që do të marrin pjesë në Kongres.

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, e cila zgjati pak më shumë se 30 minuta, ishte e para që prej mbledhjeve të 8 majit.

Top Channel