Në konferencën për shtyp përfaqësuesit e delegacionit nga Komisioni i
Venecias dhe ODIHR-it kanë preferuar të mos japin hollësi për takimet e
zhvilluara me partite politike gjatë vizitës së tyre në Tiranë.

Kreu delegacionit Thomas Markert sekretar i ketij komisioni shprehu nevojen e nisjen sa me pare nga puna per refomen elektorale, duke mos pritur deri ne 16 Dhjetor kur ky komision do te paraqese rekomandimet.

“Eshte me rendesi te nise puna sa me shpejt per ndertimin e nje komisioni parlamentar, qe do te shqyrtoje reformen zgjedhore. Kjo eshte e mundur te realizohet. Jane disa ceshtje qe duhet te marrin pergjigje, por ne jemi optimiste qe nje komision i tille duhet te nise se funksionuari sa me pare.  Dua te theksoj se nuk eshte nevoja qe ky komision te prese deri ne daljen e opinionit nga Komisioni i Venecias dhe ODIHR-i. Puna duhet te filloje ne menyre imediate,  pasi keni nje numer te madh rekomandimesh, nga OSBE/ODIHR-i te cilat perbejne nje baze te mire per te nisur nga puna”, tha Markert.

Edhe ne te shkuaren Komisioni i Venecias ka dhene rekomandime per sistemin elektoral shqiptar, te cilat jane implementuar pak ose aspak. Pritet me interes per t’u pare nese rekomandimet e Dhjetorit 2011 do te perfshihen ne refomen zgjedhore apo do te kene fatin e rekomandimeve te meparshme.

Top Channel