Hetimi i zgjedhjeve në Tiranë

25/10/2011 00:00

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar disa nga kutitë e e zgjedhjeve të
fundit të 8 majit. Kjo konfirmohet si nga burime të Komisionit Qendror
të Zgjedhjeve, edhe nga burime pranë organit të akuzës.

Ky sekuestrim, ku vetëm sot janë marrë të paktën dy kuti, është bërë për llogari të hetimit për mosrakordimin e shifrave në proces-verbale, pas një padie të depozituar kohë më parë nga Partia Socialiste.

Në fakt sekuestrimi i kutive ka qenë selektiv dhe nuk ka cuar në bllokimin e asgjësimit të kutive dhe fletëve të votimit, që sipas burimeve nga KQZ po vijon normalisht. Më datë 26 shtator, Komisioni qendror i zgjedhjeve vendosi me unanimitet, si rrallëndonjëherë kohët e fundit, për të asgjësuar kutitë e zgjedhjeve të fundit. Por duke i lënë 1 muaj kohë Prokurorisë për të sekuestruar kutitë, që ajo do ta gjykonte të arsyeshme në hetimin e saj. Gjë që Prokuroria duket se e ka bërë. Kurse djegjen e pjesës tjetër të fletëve të votimit, sipas planit të KQZ-së duhet të përfundojë më 31 dhjetor të këtij viti.

Top Channel