Sot në ‘Fiks Fare’: Arvizu show

24/10/2011 00:00

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksander Arvizu ka qene
i ftuari VIP i emisionit “Fiks Fare” në Top Channel, në një puntatë
që mund të konsiderohet shumë e rendesishme, jo vetem për nga prezenca e
një diplomati te rendesishem, por edhe per shkak te humorit, batutave
dhe spektaklit, qe vete ambasadori amerikan, me shume sportivitet dha ne
emision.

Ai eshte takuar fillimisht me drejtorin e emisionit, ‘Fiks Fare’, zotin Filip Cakuli dhe me drejtues te tjere te televizionit, si edhe me stafin e ‘Fiks Fare’, me te cilet ka shkembyer mendime dhe batuta humori, perpara se te merrte pjese si i ftuar me Saimirin e Doktorin ne emisionin qe do te transmetohet sot ne mbremje ne Top Channel.

Ambasadori ka vizituar serish zyrat qendrore ne Top Channel, kete radhe per te marre pjese ne nje nga emisionet e show-t mjaft te ndjekur dhe te njohur investigativo-satirik, duke dhene edhe vete nje spektakel jo fort te zakonshem per nje diplomat te larte te huaj. Me shume sportivitet, ambasadori Arvizu eshte pershtatur shume mire me natyren e ‘Fiks’-it, duke mos kursyer as batutat dhe humorin, por duke dhene edhe mesazhe te rendesishme, sic ishte vleresimi per punen e deritanishme te gazetareve te ketij emisioni dhe i gazetarise investigative, te realizuar permes kamerave te fshehta.

Per te mesuar gjithcka, ju ftojme te ndiqni sot ne mbremje ne Top Channel emisionin ‘Fiks Fare’, ne nje puntate qe nuk do te harrohet nga publiku i gjere.

Kete emision ju mund ta gjeni ne faqen tone diten e martë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel