Misioni faktmbledhës nga “Venecia”

24/10/2011 00:00

Një grup ekspertësh nga Komisioni i Venecias kanë nisur një vizite dyditore në Shqipëri, për të mbledhur shqetësimet dhe sugjerimet e
spektrit politik në vend, në lidhje me zgjedhjet e 8 Majit dhe
përmirësimin e legjislacionit zgjedhor.

Konkluzionet e mbledhura do t’i paraqiten anëtareve te komisionit, i cili do te jape nje opinion lidhur me përmirësimet që mund t’i bëhen legjislacionit elektoral dhe praktikave zgjedhore në Shqipëri, bazuar në një kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.

Delegacionin e përbashkët të Komisionit të Venecias dhe ODIHR, e kryeson sekretari i ketij komisioni Thomas Markert, i cili ne perfundim te takimit me zevendeskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto dha një deklaratë për mediat.

“Ne jemi ketu, pasi na është dhënë një detyrë nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës, për të parë se cfarë përmirësimesh të mëtejshme duhet t’i bëhen kodit zgjedhor, ne menyre per te evituar ne te ardhmen, kriza politike te cilat shkaktohen pas zgjedhjeve. Detyra jone eshte te japim rekomandime per te ardhmen dhe jo kryerja e vleresimeve, per te shkuaren. Opinioni i Komisionit te Venecias do te jepet ne sesionin e ardhshem te ketij komisioni qe do te mbahet ne 16 dhe 17 dhjetor”, tha Markert.

Thomas Markert, i pyetur nga Top Channel nese Komisioni i Venecias do te shprehet edhe per disa pyetje te derguara nga PS nepermjet Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës dha kete pergjigje: “Do te zhvillojme takime me Partine Socialiste, ku ata mund te na thone cfare kane deshire te na tregojne. Nuk e di ne menyre precise se cilat jane keto pyetje. Per me shume do te kem mundesi te flas pas takimit me partite politike”.

Ministri Haxhinasto ka vleresuar ndihmen, qe Komisioni i Venecias eshte duke dhene per ceshtjet zgjedhore ne Shqiperi.

“Në mënyrë specifike kemi folur për të ardhmen, për bashkëpunimin përsa i takon zbatimit të rekomandimeve të ODIHR-it për zgjedhjet. Këto rekomandime do të jenë pika jonë e referencës në punën për të ardhmen”, tha Haxhinasto.

Delegacioni i Komisionit të Venecias është takuar edhe me kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe liderin e opozitës Edi Rama.

Në përfundim të takimit në selinë rozë, Thomas Markert, i cili kryeson delegacionin, tha se pati një takim produktiv dhe se konkluzionet e të gjitha  takimeve do t’i paraqesë gjatë një konference shtypi mesditën e së martës.

Top Channel