PS: Votoi 64 përqind e anëtarësisë

23/10/2011 20:50

Partia Socialiste e vlerësoi të suksesshëm votimin e së shtunës për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit të 5 nëntorit.

Sekretari Organizativ, Blendi Klosi tha se kjo tregoi se PS është partia e lirive, të drejtave dhe demokracisë. Ai bëri të njohura edhe shifrat e pjesëmarrjes dhe vlerësoi gjithashtu edhe rëndësinë e votës së emigrantëve.

“Faleminderit 57.140 anëtarëve të Partisë Socialiste që u shprehën me votën e tyre për zgjedhjen e Kongresit të ri të Partisë Socialiste, e progresistëve shqiptarë. Po të mbajmë parasysh numrin zyrtar të anëtarësisë, shifra e pjesëmarrjes ishte 64 përqind, por po të llogarisim faktin se njësoj si në zgjedhjet parlamentare apo vendore në Shqipëri, ka një numër të konsiderueshëm votuesish që jetojnë në emigracion. Pjesëmarrja e djeshme vlerësohet maksimale, e paarritur ndonjëherë. 57.140 anëtarë kanë zgjedhur 865 delegatë me votë të drejpërdrejtë nga 1330 kandidatë të propozuara nga të gjitha organizatat e PS-së nga veriu në jug të Shqipërisë”, deklaroi zoti Klosi.

Top Channel