Sanino: Prioritetet të përmbushen në kohë

21/10/2011 00:00

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se opozita është e
gatshme që të bëjë gjithcka që mundet në funksion të intensifikimit të
procesit të integrimit të vendit në Europë.

Gjatë një takimi me drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Sannino, Rama e njohu zyrtarin e lartë me platformën me 10 pika që opozita shqiptare ka propozuar për ta nxjerrë vendin sa më shpejt nga kriza politike dhe për t’i dhënë zgjidhje problemeve themelore të shprehura qartë edhe në opinionin e Bashkimit Europian.
 
Zoti Sannino, pasi falënderoi kreun e Partisë Socialiste për gatishmërinë e shprehur, theksoi rëndësinë e përmbushjes të të gjitha prioriteteve të vendosura nga Bashkimi Europian për Shqipërinë brenda një afati kohor sa më të shkurtër.

Top Channel