Meta-Lavitola, Frattini në parlament

21/10/2011 00:00

Zgjerohen përmasat e skandalit mbi takimin e Valter Lavitola-s me shefat e
diplomacisë shqiptare dhe asaj italiane Ilir Meta dhe Franco Frattini,
në selinë e Ministrisë së Jashtme në Romë, në kuadrin e një vizitë
zyrtare me 21 tetor të vitit 2009.

Brenda dy dites, ministri Frattini nderroi versionin e tij mbi zhvillimin apo jo te takimit tresh. Fillimisht ai e mohoi, por me pas u detyrua ta pohoje, pasi biseda u deshmua ne menyre te pakundershtueshme nga nje fotografi e realizuar nga Top Channel.

Forcat opozitare kerkojne tani shpjegime nga Ministri Frattini, i cili akuzohet se “genjen italianet” dhe se ka lidhje me persona si Lavitola. Ky i fundit aktualisht eshte i strehuar jashte Italise per t’i shpetuar nje urdher arresti. Nga pergjimet telefonike po del se ai ka qene i perfshire ne disa afera te turbullta korrupsioni, qe po prekin rangjet me te larta te qeverise italiane.

Partia Demokratike dhe Italia e Vlerave kane paraqitur kerkesen per zhvillimin e nje seance sqaruese ne Dhomen e Deputeteve, ku Frattini-t i kerkohet te beje te ditur “permbajtjen e bisedes dhe aresyen e pranise ne nje vizite zyrtare te nje personazhi si Lavitola”.

‘Futuro e Libertà’, e kryesuar nga Gianfranco Fini, eshte treguar me e drejtperdrejt. Italo Bocchino, kryetari i grupit Parlamentar te kesaj partie kerkoi doreheqjen e kryediplomatit te Romes.

Top Channel