Korcë, konsullit i përfundon mandati

21/10/2011 00:00

Përfundon zyrtarisht mandati i konsullit grek Theodhors Ikonomus, i cili largohet nga drejtimi i konsullatës greke në Korcë.

Dita e perfundimit te procesit te censusit ka perkuar edhe me perfundimin e mandatit te diplomatit grek, aq shume i njohur per thirrjet nacionaliste te leshuara vazhdimisht ne juglindje te vendit. Burime nga konsullata kane konfirmuar se largimi i konsullit ka ardhur si shkak i perfundimit te mandatit te tij dyvjecar ndersa ende nuk dihet nese per te do te kete nje mandat te dyte apo drejtimin e konsullates do ta marre ne dore nje tjeter diplomat.

Ndryshe nga c’ka ndodhur gjate periudhes se qendrimit dyvjecar ne Korce, ku Ikonomus per cdo fundjave eshte larguar ne drejtim te shteti helen, prej fillimit te  procesit te regjistrimit te popullsise, ai ka pasur nje qendrim konstant ne qytetin e Korces duke mos u larguar per asnje prej fundjavave.

Edhe gjate diteve te fundit te qendrimit te tij mesohet se diplomati ka vijuar ne menyre normale drejtimin e konsullates dhe u eshte pergjigjur kerkesave te qytetareve dokumentacioni i te cileve ka pasur nevoje per miratimin e diplomatit.

Konsulli grek pati deklaruar se regjistrimi i popullsisë në Shqipëri është e vetmja shpresë për bashkimin e Greqisë me Vorio-Epirin.

Diplomati theksoi muaj më parë se regjistrimi është shansi i fundit që ata që quajnë veten grekë, të deklarojnë kombësinë e tyre dhe të kërkojnë të drejtat për Vorio-Epirin.

Ndërkohë pak javë më parë kryetari i PDIU-së  Shpëtim Idrizi kërkoi dëbimin e konsullit grek në Korçë, Theodhirus Ikonomus, për shkak të qëndrimeve në kundërshtim me ligjin që mundëson mbajtjen e censusit në Shqipëri.

Top Channel