Deputeti i Partisë Socialsite, Ilir gjoni, i kërkon qeverisë në parlament që të marrë masa për sigurinë e jetës së qytatarëve, pasi me numrin e lartë të vrasjeve  mafioze, vjedhjeve të bankave apo demontimit të municioneve, siç ishte rasti më i fundit i transmetuar në emsionin “Fiks Fare”, në vend nuk ka as siguri dhe as rend.

”Vetëm këto dhjetë muaj u mbush numri i 100 të vrarëve. 18 banka janë sulmuar me armë, për të mos kaluar tek rasti i atentateve me autobombë, si vrasja e gjykatësit Konomi në mes të Vlorës. Mjafton t’i referohesh programit “Fiks Fare” mbrëmë, që denonconte mungesën e sigurisë në demontimin e municioneve, për të parë se sa kjo qeveri e merr në konsideratë jetën. Ky është pakti më i rëndësishëm që duhet të arritur, duhet gjetur një pakt për jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, tha Gjoni.

Në vazhdim, deputeti akuzoi direkt Kryeministrin e vendit për përfshirjen në organizatat e krimit të organizuar, duke i kërkuar Berishës sqarime se përse lejoi largimin për në Greqi për të dyshuarin në vrasjen e deputetit të PS, Fatmir Xhindi.

Top Channel