Dështimi, BE në Tiranë

20/10/2011 19:55

Një javë pas publikimin të progres raportit, ku 12 prioritet u vlerësuan nga komisioneri Fyle si të pa-plotësuara, Shqipërinë e viziton drejtori i përgjithshëm i zgjerimit në BE, Stefano Saninno, duke tentuar një ndërmjetësim të mundshëm mes palëve për rinisjen e dialogut.

Serinë e takimeve me politikanët e Tiranës, Sanino e ka nisur me zëvëndës Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Haxhinasto. “Tashmë kemi një raport progresi dhe ne dëshirojmë të sigurojmë konsolidimin e arritjeve të deritanishme dhe të gjejmë rrugët për të çuar përpara axhendën e përbashkët, për të krijuar të gjitha mundësitë që Shqipëria t’i afrohet më shumë  perspektivës evropiane, që kjo perspektivë të shndërrohet në një shans konkret për qytetarët e këtij vendi”, shprehet Sanino. “Ajo që është e rëndësishme për ne është që të krijojmë kushtet për të çuar përpara axhendën evropiane. Ne duhet të sigurojmë që perspektiva evropiane e Shqipërisë të bëhet realitet. Ne tashmë kemi një shembull shumë të mirë që është ai i liberalizimit të vizave dhe ne mendojmë se është në interesin e përbashkët të qytetarëve të këtij vendi që të afrohen më tepër me BE”.

Deklarimi zotit Sanino është në vazhdën e deklaratave të zyrtarëve të Brukselit, që çdo ditë nuk harrojnë t’u kujtojnë politikanëve shqiptarë fjalën dialog që duhet i largët. Por, se cilat janë rrugët e çuarjes përpara të axhëndës europiane të Shqipërisë ato mbetet ende të panjohura.

Ndërsa Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto tha se progres raporti i BE për Shqipërinë, është kthyer në dokument të rëndësishëm pune për qeverinë për të avancuar me tej axhendën e saj, në rrugën e vendit drejt BE.

Top Channel