Ligji, regjistrimi i pronave

19/10/2011 03:05

Qeveria ka përgatitur një ligj të ri për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, i cili detyron zyrën e regjistrimit që të dëmshpërblejë financiarisht bizneset ose individët në rast se lëshon vërtetime të rreme pronësie.

“Nëse zyra e regjistrimit ka dhënë një informacion dhe aplikanti ka përfituar një informacion të rremë, zyra e regjistrimit duhet të përgjigjet për të gjitha dëmet që i ka shkaktuar një subjekti”, tha Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi.

Përfaqësuesit e bankave, të cilët preken direkt nga pasiguria e titujve të pronësisië mirëpritën ligjin.

“Problemi ynë më i madh është ai që ka të bëjë me sigurinë e hipotekave. Nëse ne japim një kredi kundrejt një hipoteke të caktuar, duhet të jemi të sigurtë që edhe nesër hipoteka do jetë kundrejt garancive hipotekore”, deklaroi Sayan Pencapligil.

Ligji gjithashtu shkurton procedurat për marrjen e vërtetimeve të pronësisë pëprmesd dixhitalizimit të arkivës

“Do të merret informacioni brenda një minute online nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, e para shkurton kohën për bankat, përshpejton ecjen drejt miratimit ose jo të kredisë dhe shkurton shpenzimet”, sqaroi ministri Halimi.

Në arkivën e dixhitalizuar do të kenë mundesi te marirn te dhenat jovetem bankat por edhe noterët, të cilët do të kryejnë procedurat për llogari të qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA