Gjoba deri në tre paga mujore për punonjësit e institucioneve publike, qeveria propozon masa për shkeljet në kontabilitet Në kuadër të Vitit Ndërkombëtar të Kullotave dhe Barinjve, shpallur nga OKB, një grup ekspertësh dhe akademikësh kanë nisur një tur takimesh në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim mbrojtjen e ekosistemeve malore dhe shpëtimi i asaj që UNESCO e njeh si “Trashëgimia Jomateriale Biokulturore e Transhumancës”.
Por realiteti shqiptar paraqitet problematik. Ekspertët dhe blegtorët e pranishëm në këtë takim rajonal kanë ngritur shqetësimet e këtyre 30 viteve.
“Mungojnë laboratorët veterinerë”, shprehen ata.
Sipas blegtorëve ka një rënie drastike prej 50% të numrit të krerëve të bagëtive.
Mungojnë laboratorët veterinerë për diagnostikimin në kohë të sëmundjeve, nuk ka programe të rregullta vaksinimi dhe infrastruktura në kullota është inekzistente.
Kompensimi per krere, shitja e produkteve dhe e mishit gjithashtu paraqitet kaotike.
Top Channel