Vera në provë për rrjetin elektrik, OSHEE shton masat në terren, problem vetëm Xara dhe Piqerasi

07/07/2026 15:26

Me rritjen e fluksit të turistëve dhe konsumit të energjisë elektrike gjatë verës, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hartuar një plan masash për të garantuar furnizim pa ndërprerje në zonat turistike.

Kërkesa këtë sezon është në rritje sipas operatorit. Vetëm në 6 mujorin e parë të vitit janë konsumuar 4.4 mln megavator me një rritje 10% krahasuar me të njëjtën periudhë në 2025. Ndërsa pritet që fluksi të jetë më I lartë në pikun e sezonit.

Ne e kemi ndarë të gjithë zonën në zona të caktuara dhe kemi dërguar ekipe shtesë. Për mbarëvajtjen e sezonit kemi 1120 punonjës të ndarë në 136 grupe pune dhe 86 mjete, të pajisura me të gjithë bazën materiale për të minimizuar çdo ndërprerje elektrike. Nëse krahasojmë konsumin e qershorit 2025 me qershorin 2026 kemi një rritje prej 13%, ndërsa në gjashtëmujor rritja është rreth 10%.”, thotë OSHEE.

Ndonëse OSHEE ka shtuar investimet sidomos në zonat me fluksin më të madh turistik disa zona mbeten problematike për të cilat punimet edhe këtë vit nuk kanë përfunduar

“Plani i investimeve nis nga Velipoja, ku kemi vendosur një nënstacion të ri. Në Shëngjin është instaluar një transformator i ri 110 kV. Investime janë bërë edhe në zonën e Durrësit, Golemit dhe Spitallës. Në Ksamil këtë vit është shtuar një fider i ri për furnizim më të sigurt me energji elektrike. Ndërsa nënstacionet në Xarrë dhe Piqeras janë në proces dhe pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm.”

OSHEE synon që sezoni turistik të kalojë me furnizim sa më të qëndrueshëm me energji elektrike, duke minimizuar ndërprerjet në zonat më të frekuentuara të vendit.

Nga ana tjetër, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka realizuar blerjen e parë të energjisë elektrike për vitin 2026, duke kontraktuar një sasi prej 331,200 mWh për periudhën 1 korrik – 30 shtator 2026. Procedura përfaqëson jo vetëm importin e parë të këtij viti, por edhe një nga kontraktimet më të mëdha të viteve të fundit, si për nga volumi, ashtu edhe për kohëzgjatja.

Top Channel