Në prani të tre përfaqësuesve të Prokurorisë së Përgjithshme, mes të cilëve dy oficerë të policisë gjyqesore dhe një specialist i IT nga organi qëndror i akuzes, tre ekspertet e betuar para gjykatës kanë nisur këtë të martë ekspertizën e kërkuar nga Gjykata e Larte në ambientet e një Universiteti privat.

Këto detaje konfirmohen edhe nga Prokuroria e Përgjithshme edhe nga pjestarë të grupit të ekspertëve që kanë kohë pesë ditë përfshi në këtë afat edhe tre ditët e pushimit, të mërkurën dhe dy të fundjaves, për të përfunduar 18 detyrat e lëna nga kolegji penal i gjykatës së lartë.

Nje dite me pare, ekspertet, ne prani edhe te avokateve mbrojtes, sipas burimeve te sigurta te TCH terhoqen materialet qe do te ekspertohen, mes te cilave edhe video ku shfaqet ish zv-Kryeministri Ilir Meta, se bashku me ish-Ministrin Dritan Prifti.

Materialet jane klonuar sipas burimeve nga grupi i eksperteve nga pajisjet e laboratorit te policise shkencore ne Ministrine e Brendshme. Ne nje kohe qe burime nga grupi i eksperteve thane per TCH se verifikimi i tyre do te behet sipas programeve te shkarkuara nga interenti dhe qe jane falas, nje zgjidhje kjo qe shmang pasojat juridike te perdoruesit.

Duke qene se prokuroret e çeshtjes paralajmeruan se do te kishte pasoja penale ne rast se ekspertet perdorin programe te palicensuara, ekspertet i kerkuan ndihme permes nje letre te henen e kaluar gjykates se larte ku mes te tjerash thuhej:

“Në vazhden e  kryerjes se ekspertimit duhet bere klonimi i hardiskut te laptopit dhe memories se ores, per kete kerkojme pajisje te licensuara raid bloger, etj, te cilat disponohen nga laboratori i policise shkencore. Kerkohet ndihma e gjykates qe laboratori i policise shkencore te na vere keto pajisje ne dispozicion”.

Pas kesaj, Gjykata e Larte kerkoi mendimin e Prokurorise nese ishin dakord apo jo hetuesit me kete asistence, te cilet iu pergjigjen mes te tjerash me kete leter: “Duke qene te interesuar per gjykim sa me te shpejte te çeshtjes ne nuk jemi kunder venies ne perdorim te pajisjeve te laboratorit, por kerkojme qe materialet qe do klonohen te mos lene gjurme  ne pajisjet laboratorike dhe gjithashtu specialistet e laboratorit te paralajmerohen  per pergjegjesine qe kane para ligjit ne rast se del sekreti hetimor”.
 
Ne fund te ketij letershkembimi mes institucioneve eshte vendosur qe Prokuroria e Pergjithshme te lejoje kryerjen e klonimit ne zyrat e saj ku ndodhen provat origjinale, qe burimet thone se po verifikohen me programe te avancuara dhe qe perdorimi i tyre nuk i rrezikon para ligjit per perdorim pa lejen e kompanise qe i ka prodhuar.

Mes 18 pyetjeve qe do të jepet pergjigje jane a ka qene ora ajo nepermjet te ciles eshte bere regjistrimi i videos, kur eshte data dhe ora qe eshte kryer regjistrimi, a mund te pastrohet video-regjistrimi nga zhurmat ose a ka nderhyrje audio dhe figure ne video-regjistrim?  

Ne fakt, amerikanit Glen Bart, per kete ekspertize e cila me pas u konsiderua e pavlefshme nga gjykata, iu deshen vetem tre dite kohe.

Top Channel