Inter kërkon zëvendësimin e Snejder me Ozil

11/10/2011 15:25

Inter ka një plan përsa i përket merkatos dhe në këtë plan bën pjesë fantazisti Mesut Ozil.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, presidenti zikaltër, Massimo Moratti, është i gatshëm të shesë Wesley Snejder me një çmim të lartë për shkak të fair play-t financiar që do të vendosë UEFA dhe ta zëvendësojë më pas me Mesut Ozil.

Inter ka besim në mundësitë e blerjes së organizatorit të Real Madrid nëse Kaka’ kthehet në formën e tij më të mirë.

Ozil ka qenë një lojtar thelbësor në sezonin e shkuar ku shënoi 10 gola në 36 ndeshje kampionati dhe 11 ndeshje Championsi.

Ndërsa këtë vit Ozil nuk ka luajtur asnjë ndeshje të plotë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA