Policia Pyjore kontroll kamionëve në Tiranë

04/10/2011 00:00

Ndonese ne pyje vazhdon masakra, duke shkaterruar edhe parqet kombetare, Inspektoriati i Policise Pyjore ka dale per te kontrolluar
paligjshmerine e ketij aktiviteti ne periferi te kryeqyteti.

Inspektoret kontrolluan bizneset qe merren me shitjen e druve te zjarrit tek Ura e Kamzes, ne hyrje te Tiranes. Objekt kontrolli jane vetem subjektet e licensuara.

Sipas Inspektorit te Policise Pyjore Bibe Dodaj situata eshte ne kontroll, nderkohe qe thote se ka vetem nje postobllok te policise pyjore per makinat e ngarkuara qe vijne nga veriu nga Mali i Dajtit dhe krahina e Martaneshit. Ndersa nese makinat te ngarkuara me dru vijne nga rruga nacionale qe lidh Tiranen me zonat veriore atehere ai kapet vetem nese do te kete ndonje polic pyjor te rastesishem.
 
Zona prane Ures se Kamzes, ku jetojne banore te ardhur nga veriu eshte shnderruar e tera ne nje kantjer te madh ku shkarkohen, priten e shiten dru. Dodaj thote se ne dy dite kane kontrolluara 22 pika grumbulimi drush, nderkohe qe 4 prej tyre kishin abuzuar me sasine e deklaruar dhe jane gjobitur ne masen 80 mije leke. Nderkohe qe ne te tilla raste penaliteti varinon nga 80 deri ne 100 mije leke. Autoritetet pergjegjese per mbrojtjen e pyjeve, nuk kane dijeni se cfare pemesh priten dhe ku priten, nese shkaterrohen parqet kombetare apo jo. Ata kontrollojne ne fushen e druve ne Tirane, nese ke prere aq sa duhet apo jo.

Top Channel