Financimi i universiteteve private

04/10/2011 00:00

Kreu i Senatit dhe rektori i universitetit të Tiranes, Dhori Kule i ka
kërkuar Ministrisë së Arsimit detaje teknike, por edhe elementare sic
është autorësia e draftit mbi financimin e universiteve, apo edhe vendi
nga ku është adoptuar kjo praktikë, që qeveria kërkon ta zbatojë në
2013.

Rektori Kule theksoi se arsimi eshte nje nga shtyllat baze te politikave te qeverise, me te cilin nuk mund te behet pazar.

“Arsimi nuk është funksion i tregut. Arsimi është funksion bazë i shtetit. Kush mendon për financat personale dhe të xhepit të vet, mund të japë interpretime të tjera. Kush mendon dhe gjykon për reformim financiar, institucional, progresiv le të lexojë një libër finance dhe të reagojë ashtu sikurse duhet të reagohet për këtë zhvillim, në këtë fazë që ka arsimi i lartë në Shqipëri. Ose të jetë reforma britanike e financimit, ose ajo gjermane apo franceze qe kane qene te suksesshme. Në këtë format që është paraqitur nuk e dime se cili model eshte”, tha Kule.

Senati ka kerkuar te behen transparente, menyra e zbatimit dhe e perfitimit te universiteteve private nga kjo skeme, qe ne baze te saj financon studentin, por qe nuk eshte aplikuar ne asnje nga vendet perendimore, apo edhe shqiptare. Dekanet e fakulteteve e kane vleresuar me noten 2 kete draft.

“Stafet tona kërkuan se kush janë autorët dhe shumë pyetje nga ato që normalisht që do t’i bëhen një materiali. Eshtë njësoj sikurse të bëhet një projekt-detyrë kursi. Nëse do ta konsideroja, si një detyrë kursi të paraqitur për ta vlerësuar një pedagog, unë pashë që të gjithë komentet që kishin bërë pedagogët e Ekonomikut nuk e kishin vlerësuar me notë pozitive”, tha Kule.

Por edhe pse ne kete projektdraft thuhet se kjo metode eshte konsultuar me espertet e Bankes Boterore, ata kane shprehur krejtesisht ide tjeter mbi kete strategji.

Top Channel