CEZ, shërbim të ri për konsumatorët
04/10/2011 00:00
Kompania e shpërndarjes së energjisë ka nisur një shërbim të ri për
konsumatorët që u mundëson atyre të llogarisin konsumin e përafërt mujor
të energjisë përmes internetit.
Në faqen zyrtare CEZ ka vendosur një program, i cili mundëson konsumatorëve që duke futur disa të dhëna të specifikuara të marrin një vlerësim të përafërt se sa shkon konsumi i tyre mujor.
Sipas CEZ ky shërbim i mundëson njërëzve ekonomizimin e energjisë elektrike dhe u krijon atyre mundësi për të kursyer nga konsumi i panevojshëm.
Top Channel