700 të arrestuar në Nju Jork

02/10/2011 12:30

Mbi 700 persona, anëtarë të lëvizjes “Pushtoni Uoll Strit” (Occupy Wall Street) u arrestuan nga policia në urën e Bruklinit, në Nju Jork.

Ata po protestojnë kundër korporatave dhe njerëzve të pasur që zënë 1% në mbrojtje të 99% të popullsisë amerikane.

Ata përshkuan urën e Manhatanit, ku po qëndrojnë prej dy javësh, drejt Uoll Strit. Aty u përballën me policinë. Shumë prej tyre përfunduan në pranga për sjellje jo të rregullt. Një zëdhënës i policisë i cituar nga Reuters tha se arrestimet erdhën pas shumë paralajmërimeve që protestuesit të mos hynin në rrugën kryesore, por të qëndronin në atë të këmbësorëve.

“Ne nuk jemi anarkistë. Nuk jemi huliganë. Jam 48 vjeç dhe sot 1% kontrollon 50% të mirëqenies në Shtetet e Bashkuara”, tha një protestues.

Disa prej protestuesve thanë se policia i kishte lejuar ata të hynin në autostradë, i kishin shoqëruar fillimisht, ndërsa më pas rrethuar dhe arrestuar. Qindra prej protestuesve mbetën të bllokuar në Parkun Zukoti, në një pronë  private, jo shumë larg Uoll Stritit.

Disa protesta të tjera u zhvilluan dhe në qytete të tjerë të Shteteve të Bashkuara në përkrahje të lëvizjes “Pushtoni Uoll Strit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA