Ende të rinj, por drejt plakjes

01/10/2011 00:00

Shqiperia vazhdon te mbetet një vend me moshë mesatare të re, nën 33
vjec. Por që nga viti 1960 lindjet kanë pësuar rënie, tendencë që
konfirmohet edhe nga rregjistrimi i fundit i popullsisë në vitin 2001.
Kjo rënie e lindjeve tërheq vëmendjen për fillesën e mplakjes së
popullsisë.

Sot Shqipëria numëron sot 29 shtëpi publike dhe jo publike, të licensuara nga Ministria e Cështjeve Sociale, që ofrojnë strehim, ushqim dhe aktivitete për 1700 të moshuar.

Kusht kryesor, të qenët i braktisur dhe me të ardhura të pakta. Kjo përcaktohet nga pushteti lokal. Shtëpia e të Moshuarve në kryeqytet ka 30 të moshuar rezidentë dhe 20 të tjerë nga komuniteti, që vijnë kalojnë ditën.

“Aktivitetet në këtë qendër janë të larmishme. Të moshuarit kërkojnë që të dalin, madje ata kanë parë rrugën e re, tunelin dhe kane shkuar ne Kosove”, thotë Denada Seferi, drejtore e Politikave të Shërbimeve.

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve është një rast për festë, për të marrë dhurata të ndryshme, por edhe për të pritur politikanë të lartë. Kryeministri zotohet se kjo shtëpi do të rindërtohet. Kurse plani i rindërtimit të saj, do të diskutohet me të gjithë, për ta bërë atë sa më të përshtatshme për rezidentët e saj. Kryeministri është i përqendruar vetëm te kjo ditë dhe nuk pranon të bëjë komente për aktualitetin politik.

Për fat që mosha e pensionit nuk është 70 vjec. Përndryshe disa prej rezidentëve të kësaj shtëpie nuk do të ishin këtu, por duke punuar. Nëse do t’i kishin ende një punë.

Top Channel