“Punë pa teka”/ “Është bërë problem për nuse, nuk duan të vijnë në fshat”, nallbani Sema tregon vështirësitë: Më tremb fakti se unë kam 3 djem, i dua të jenë afër Minatorët e Bulqizës dalin nga greva e urisë pas arritjes së marrëveshjes me kompaninë e kromit ACR.
Sipas informacioneve nga korrespondentët, minatorët nënshkruajnë marrëveshjen, që parashikon edhe pagesën për 22 ditë nga leja e zakonshme dhe pagën e 13-të të vitit.
Sipas marrëveshjes me ACR, paga e minatorëve do të rritet me 20 përqind.
Njoftimi për arritjen e marrëveshjes u dha pasditen e së enjtes nga kompania ACR, sipas të cilës vec rritjes së pagës do të ketë përmirësim të kushteve dhe siguri për transparencë të investimeve.
Marrëveshja u nënshkrua nga Kreu i Federatës Sindikale të Punëtorëve Industrialiste, Taf Koleci.
Top Channel