“Punë pa teka”/ “Është bërë problem për nuse, nuk duan të vijnë në fshat”, nallbani Sema tregon vështirësitë: Më tremb fakti se unë kam 3 djem, i dua të jenë afër
Kompania austriake ACR njoftoi se më në fund është arritur marrëveshja me minatorët e Bulqizës.
“Kompania ACR, do të rrisë pagat e punëtorëve me 20%, do përmirësojë kushtet e punës, dhe do të sigurojë transparencë të plotë për investimet në minierë”, thuhet në një njoftim të Kompanisë.
Gjithashtu për të treguar mirëbesimin e saj dhe për të ndihmuar minatorët të përballojnë gjendjen e vështirë financiare në të cilën ndodhen, ACR do të paguajë 22 ditë të lejës së zakonshme dhe do të japë pagën e 13-të.
Marrëveshja u nënshkrua nga Kreu i Federatës Sindikale të Punëtorëve Industrialiste, Taf Koleci.
Grevistëve po u shpjegohet marrëveshja dhe nesër ata pritet të lënë edhe grevën e dytë të urisë.
Top Channel