Fëmijët, 25% në varfëri

29/09/2011 00:00

25 % e fëmijeve në Shqipëri jetojnë në varfëri, cka do të thote që ata
ushqehen keq, sëmuren shpesh, nuk argëtohen dhe kanë pak akses në arsim.

Ne raportin e fundit te UNICEF-it rezulton se per keta femije shpenzohet vetem 4. 891 leke ne muaj, per person. Gjendja paraqitet me e rende për 11 % te ketyre familjeve, femijet e te cileve  konsumojne 3.7 here me pak ushqim se femijet normalë.  

“Shoqeria duhet t’i siguroje, ushqim shendetesi, arsim dhe cdo gje qe i duhet nje femije. Ndihma ekonomike nuk eshte e mjaftueshme dhe nuk i jep aksesin e duhur per rritjen e nje femije me te gjitha mundesite qe atyre i duhet. Shpresoj qe ky studim t’i vleje Ministrisë së  Punes dhe te krijoje mundesine per permirësimin e saj”, tha Detlef Palm, përfaqësues i UNICEF-it në Shqipëri.

Ekspertet socialë qe jane marre me kete studim, kane evidentuar se ndihma ekonomike eshte teresisht e pamjaftueshme per te siguruar nje ushqim normal te ketyre femijeve, ndaj ata kane propozuar qe qeveria te rishikoje skemen, duke shtuar vec ndihmes edhe nje pakete me ushqimet baze.

Femijet nga familjet e varfra shpensojne 3.9 here me pak per shpenzimet shendetesore dhe 4.8 here me pak per arsimin e tyre se familjet me te ardhura normale. Keta femije jane me te eskpozuar ndaj dhunes, por edhe ndaj braktisjes se shkolles.

Top Channel