Helmohen dasmorët, 30 persona të intoksikuar

22/09/2011 00:00

Rreth 30 dasmorë nga Berati kanë ngelur të intoksikuar në një dasmë në
Divjakë të Lushnjes, ndërkohë që 10 prej tyre ndodhen pranë spitalit
infektiv në Berat duke marë ndihmën mjeksore.

Dasmorët nga lagja “Uznovë” e Beratit, por dhe fshati Lapardha në rrethin e Beratit janë paraqitur gjatë ditës së sotme pranë spitalit të këtij qyteti me shenja intoksikimi. Kanë qenë 30 personave të moshave të ndryshme, të cilët pasi janë kthyer nga një dasëm në Divjakë të Lushnjes kan nisur të shfaqin shqetësime bark të vjedha si dhe humbje të rezistencës.

Fillimisht ata mësohet se janë mjekuar në kushtet e shtëpisë, por pasi kan parë që gjendja e tyre shëndetsore ka ardhur duke u rënduar kane nisur që mbrijnë pranë spitalit të Beratit. Pacientët e parë mësohet se kana mbritur në orët e para të ditës së sotme, ndërkohë që numri i tyre ka ardhur duke u shtuar rreth mesditës.

Një pjesë e tyre kanë marë ndihmën e parë shëndetsore në repartin e urgjenës dhe janë larguar drejt banesave të tyre, ndërkohë që 10 prej tyre ndodhen pranë repartit infektiv duke marë ndihmë intensive me medikamente dhe serume.

Top Channel