Shqip – Çfarë po ndodh në Bulqizë?

19/09/2011 00:00

Drejtori i minierës së Bulqizës, Medat Zogu ka deklaruar në emisionin “Shqip”, në Top Channel, se pas veprimeve të sindikatës ka interesa personale.

Ai e ka konsideruar kërkesën e minatorëve për largimin e tij, si të turpshme dhe fyese.

“Greva është e pamotivuar pasi minatorët kanë një kontratë kolektive me sindikatën. Megjithatë ACR i mori në konsideratë kërkesat e minatorëve, por fatkeqësisht pala tjetër vazhdoi të luante duke nxjerrë kërkesë pas kërkese”, është shprehur Zogu.

“Pas sindikatës ka interesa personale… Kërkesa për largimin tim është fyese për mua dhe unë jam punonjës i thjeshtë në kompani dhe kam një kontratë për të respektuar. Unë besoj se minatorët nuk i kam shkelur në kallo, sepse kam pasur marrëdhënie shumë të mira me minatorët se kam puanuar me ta për 30 vjet”, theksoi Zogu.

Por kryetari i sindikatës, Kol Nikolla ka theksuar se Zogu ka keqmenaxhuar drejtimin e minierës.

“Për 11 muaj e ka keqmenaxhuar minierën e Bulqizës. Nuk ka menaxhuar marrëdhëniet kontraktuale të punëtorëve me kompaninë ACR”, theksoi Nikolla, duke theksuar se greva do të vazhdojë dhe janë 6 kërkesa dhe jo 12 siç pretendohet nga drejtori i minierës.

Bulqizë, minatorët rifillojnë grevën

Një grevë e dytë urie ka nisur në Bulqizë e organizuar nga sindikatat dhe minatorët e kromit. Protestuesit shkuan para hyrjes së kompanisë koncesionare ACR për të vijuar greven e tyre por u penguan të futen aty nga policia qe ka marre ne mbrojtje objektin.

Me pas minatoret e grumbulluar para hyrjes jane larguar per te nisur protesten e tyre ne nje nga lokalet prane hyrjes. Lokali eshte marre me qira nga ana e sindikatave, Keshilli drejtues i se ciles vendosi nisjen e greves se dyte te urise te minatoreve pasi ata nuk moren pergjigjie pozitive per kerkesat e tyre.

Drejtuesi sindikates se minieres ka shpjeguar arsyet se perse minatoret jane ngujuar para hyrjes se administrates se minieres.

Mes sindikatave dhe kompanise u zhvilluan bisedime dhe palet rane dakort disa dite me pare per te gjitha pikat e nje marreveshje pervec kerkeses ultimative te grevisteve per te shkarkuar drejtorin e ndermarrjes.

Bulqizë, sindikatat kundër Nacos

Drejtuesit e sindikates akuzuan ashper ministrin e Ekonomise Nasip Naco dhe thanë se Ministria qe ai drejton tashme eshte vertetuar qarte se i kane duart e lidhura nga tangjentet financiare dhe flirtimi me ACR.

Sindikalistet thone se ministri, ne vend qe te kerkoje zbatimin e ligjshmerise te kontrates koncensionare per te kryer investimet ne miniere dhe per te hapur prespektiven e ketij vendburimi, perpiqet te shantazhoje dhe t’i beje presion sindikalisteve me kercenime gjyqesore te cilat jo vetem se nuk kane legjimitet juridik, por jane nje farse e turpshme te nje Ministri te papergjegjshem, i cili cdo dite po merr jete njerezish te pafajshem nga veprimet dhe mosveprimet e tij per te mbyllur galerite dhe minierat e braktisura per te cilat qeveria shqiptare ka paguar me dhjetra here per t’i mbyllur, si ne Kukes, Tropoje, Baterr, Bulqize, Librazhd, Pogradec.

Prej me shume se dy muajsh minatoret po protestojne per kerkesa ekonomike. Por edhe pse thuhet shpesh qe palet gjejne gjuhen e perbashket, asnjehere nuk eshte arritur firmosja e nje marreveshje mes paleve.

Ndersa perfaqesuesit e ‘Decometal’ diskutuan me sindikatat dhe arriten nje mareveshje verbale, administrate lokale e ACR, nepermjet nje njoftimi per shtyp lajmeroi se minatoret qe nuk nderprisnin greven do te pushoheshin nga puna. Kjo solli reagimin e sindikatave qe paditen kompanine ACR ne gjykate per shkelje te ligjit te grevave.
 
Sindikatat padisin ACR-në

Drejtuesit e Sindikatës kanë bërë publike se po përgatisin një padi në Gjykatë ndaj kompanisë ACR.

Në njoftimin e shpërndarë nga ana e kreut të sindikatës Kolë Nikolla. Në njoftim thuhet se po përgatitet një padi gjyqesore per ta dorezuar ugjent ne Gjykaten e Rrethit Gjygjesor Tirane, pasi ACR dhe sindikata jane te regjistruara ne kete gjykate, kundra ACR-se per veprimtarine antiligjore ne drejtim te nderhyrjes ne punet e sindikates, shkeljes se ligjit per greven dhe ushtrimit te presionit per largim te pamotivuar nga puna.

Palet u terhiqen per te diskutuar nje kerkese qe lidhej me largimin e drejtorit te minieres ne Bulqize, por nderkohe te gjitha kerkesat e tjera ekonomike ishin diskutuar dhe pranuar. Si perfundim greva ne Bulqize nuk mundi te ndaloje dhe tashme sindikatat dhe kompania koncesionare pervec greves do perballen edhe ne gjykate.

Inxhinieri Kola: Protesta e minatorëve, e drejtë

I ftuar në panelin e emisionit “Shqip”, inxhinieri, Jorgo Kola, një ndër inxhinierët që ka kaluar jetën e tij në Bulqizë, dha alarmin për kushtet në të cilat punojnë minatorët në ditët e sotme.

Sipas tij, kushtet janë të njëjta me atë të vitit 1945, vit kur është hapur miniera.

“Sot punohet me karrocë dore, me tezgë, punohet si në 1948. Është për të ardhur keq që minatorët e Bulqizës janë katandisur në këtë gjendje, është për të ardhur keq që Bulqiza trajtohet kështu”, nis fjalën e tij zoti Kola.

Më tej inxhinieri paralajmëroi gjithashtu se nëse nuk investohet për hapjen e galerive të reja, miniera shkon drejt mbylljes. Nëse hapen galeri të reja, tha ai, miniera shkon edhe 100 vite të tjera.

Zoti Kola i dha të drejtë grevës së minatorëve, madje e quajti atë të vonuar, pasi sipas tij ajo duhet të ishtë ndërmarrë 2-3 vjet më parë.

Tahiri, akuzon sërish Rulin

Deputeti socialist, Saimir Tahiri, ritheksoi edhe njëherë akuzat e tij ndaj pushtetit për abuzimin, sipas tij, më minierën dhe minatorët e Bulqizës. Nga paneli i emisionit “Shqip”, Tahiri përsëriti akuzat ndaj ish-ministrit të METE-s, Genc Ruli për afera korruptive me minierën.

“Në Bulqizë vazhdon të konsumohet një Gërdec i heshtur. Genc Ruli ka negociuar nën tavolinë me firmën ACR për marrëveshjen aktuale. Faktet lënë të dyshosh se Ruli ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga marrëveshja me kompaninë. Përgjegjësia për mua është individuale në cilësinë e shtetarit, dhe për mua vazhdon të ketë përgjegjësi edhe ministri aktual. Nasip Naco.

Deputeti socialist, i cili prej ditësh ka publikuar fakte, që sipas tij tregojnë korrupsionin dhe abuzimet që bëhen në kurriz të minatorëve dhe të minierës, pasuri e shqiptarëve, foli për një raport të 20 ekspertëve të ministrisë të cilat, vërtetojnë, sipas tij, abuzimet miliona lekësh me minierën.

“Edhe në një raport dërguar vetëm 1 muaj më parë nga 20 ekspertëve të ministrisë filtet për gjendjen e mjeruar të minierës në Bulqizë. Nuk janë bërë investim, në zonën D është një nënkontraktor, vëllai i kryetarit të bashkisë së Bulqizës që shfrytëzon minierën në mënyrë të paligjshme”, deklaroi deputeti Tahiri.

Ndërkohë, në Bulqizë minatorët ndodhen në orët e para të grevës së urisë që po mbahet në ambientet e një lokali, marrë me qira nga sindikata. Kërkesa kryesore e minatorëve mbetet largimi i drejtorit të minierës. Plotësimi i kësaj kërkesë mund të cojë edhe në fundin e protestës së minatorëve.

Top Channel