Mungon uji, banorët e Shkozës në protestë

19/09/2011 00:00

Mungesa e ujit të pijshëm, për më se dy muaj, i ka detyruar banorët e
Shkozës të protestojnë para Drejtorisë së Ujësjellësit në Tiranë.
Banoret thone se kane kontratë dhe paguajnë rregullisht faturat e ujit.

Ne Drejtorine e Ujesjellesit sqarojne se tre linjat e transmetimit qe furnizonin me uje depon mbi qytetin ‘Studenti’ ishin mbushur me lidhje te paligjshme duke u nderpre ujin banoreve qe merrnin uje ne menyre te ligjshme. Sipas kryeinxhinierit në Ujësjellës Luan Peti po punohet qe te furnizohen me uje ato familje, qe kane kontrata te rregullta me Ujesjellesin.

“Këto linja kanë dalë nga puna për shkak të ndotjes se ujit të pijshëm. Për 30 familje ka patur ndërprerje dhe ne kemi marrë masa që të gjejnë mundësi të tjera furnizimi. Por problemi është i gjerë dhe për zgjidhjen e tij do të duhen dy-tri ditë”, tha Peti.

Nderkohe ne disa zona dhe rruge kryesore te Tiranes po ndihet mungesa e ujit te pijshem qe sipas zotit Peti lidhet me thatesiren dhe nderhyrjet e paligjshme ne rrjet qe kane pakesuar sasine ujit .

Edhe mw parw Drejtori i Ujesjelles-Kanalizimeve Sahit Dollapi tha se thatësira dhe shperdorimi i ujit të pijshem nga qytetaret kanë shkaktuar ndërprerje të furnizmit të banorëve në disa zona të kryeqytetit. Drejtori i Ujesjelles-Kanalizimeve Sahit Dollapi tha se ka rene ndjeshëm niveli i ujit në burime, ndaj duhet që të mos e shpërdorojme, pasi nëse respektohet kjo, banoret e kryeqytetit mund të furnizohen 24 orë pa ndërprerje.

“Sasia e ujit të prurjeve në këto burime është ulur në nivele minimale, për shkak të thatësirës së tejzgjatur. Ka 5 muaj e gjysmë që nuk kemi patur reshje të vazhdueshme”, tha Dollapi.

Drejtori i Ujesjellesit tha se per abuzuesit do te kete gjoba nga 10 mije deri ne 100 mije leke si per konsumatorin familjar ashtu dhe per bizneset. Persa i perket banoreve ne Unazen e Re, prane Fabrikes se Qelqit, te cilet jane te pajisur me libreza dhe kane paguar parate prane Ujesjellesit, Dollapi tha se ata duhet ta zgjidhin ceshtjen e furnizimit ne komunen te ciles i perkasin.

Top Channel