MASH: Regjistrohuni në Universitete

17/09/2011 20:55

Ministria e Arsimit ka paralajmëruar të gjithë maturantët fitues, se nëse nuk regjistrohet deri më 18 shtator, në degët fituese ata e humbasin këtë të drejtë përgjithnjë.

“Kandidatët që nuk kryejnë regjistrimin paraprak, humbasin të drejtën për të vazhduar studimet e larta, në programin në të cilin janë shpallur fitues, në fazat paraprake, si dhe të drejtën për t’u zhvendosur në një preferencë më të lartë, sipas preferencave që kanë kërkuar në formularin A2. Nesër në darkë në orën 18:00, universitetet mbyllin listat, i hedhin të gjitha në Exel dhe ditën e pasnesërme i sjellin në ministri. Kështu që ne të hënën në mëngjes do të dimë se sa janë regjistruar”, është shprehur Roland Zhapaj, shef i sektorit të arsimit të lartë.

Specialistët e arsimit të lartë kanë kërkuar që në të gjitha universitete publike të punohet edhe ditën e diel deri në orën 18.

Këtë vit këshilli i ministrave ka vendosur që të rrisë me 9% numrin e kutotave totale, të maturantëve fitues.

Top Channel