Bashkia e Tiranës, siguri në shkolla

11/09/2011 17:00

Bashkia e Tiranës ka celur projektin për pajisjen e 47 shkollave me kangjella dhe  vendosjen e tabelave në rrugë për cëshjte të sigurisë së nxënësve.

Projekti ka nisur me shkollën 9-vjecare “Skender Caci” në Tiranë dhe brenda muajit shtator do të jenë 27 shkolla që do të kenë këto elemente sigurie.

Tre shkolla 9-vjecare, “Ahmet Gashi”, “Siri Kodra” dhe “Servete Maci” do të hapen ditën e hënë edhe pse në një pjesë të tyre janë konstatuar probleme higjeno-sanitare.

Bashkia e Tiranës, shprehet se pas konstatimeve nga Drejtoria e Higjenës në këto shkolla janë marrë të gjitha masat për rifillimin normal të mësimit.

Basha: Masa për gjendjen në shkolla

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha uroi nga shkolla “Skëndër Çaçi”, të gjithë nxënësit për nisjen e vitit të ri akademik.

Kreu i bashkisë premtoi se do të merren masa për gjendjen në shkolla, pasi në to ka ende shumë probleme.

“Do ta përqendrojmë punën për sigurinë në shkolla, për vendosjen e sinjalistikës, per përmirësimin e higjienës, si dhe për planifikimin e 6 shkollave të reja në kryeqytet”, tha Basha.

Fillon shkolla, rëndohet trafiku

Fillimi i vitit të ri shkollor shoqërohet me trafik të rënduar në Tiranë.

Pavarësisht pranisë së madhe të Policisë Rrugore, disa akse janë bllokuar.

Rruga pranë Pallatit me Shigjeta dhe rrethrrotullimi i Doganës janë zonat me traikun më të rënduar. Gjithashtu, gjendja e trafikut paraqitet e rënduar në rrugën pranë shkollës “Vasil Shanto” dhe në Laprakë.

Top Channel