Egjipt, shpallet gjendja e gatishmërisë

10/09/2011 11:45

Egjipti shpalli gjendjen e gatishmerisë se larte, pasi dhjetera persona sulmuan ambasadën izraelite në Kajro.  
Forcat e sigurisë përdorin gazin lotësjellës dhe autoblindat kundër
protestuesve që u kundërpërgjigjen me gure dhe bomba artizanale.

Pas ngjarjeve, ambasadori izraelit dhe 80 pjesetare te stafit lane Kajron. Sipas agjensise shteterore te lajmeve, MENA, te pakten 448 persona mbeten te plagosur.

Sulmi kundër ambasadës izraelite, nisi pak para mesnates, pas nje grumbullimi masiv ne sheshin “Tahrir” për të kërkuar reforma më të shpejta politike pas rrëzimit nga pushteti të Hozni Mubarakut. Prej andej, qindra persona marshuan drejt ambasadës izraelite. Një grup prej 30 protestuesish munden te kapercejne murin e sigurise, te hyjne ne zyrat konsullore dhe me pas të hidhnin dokumentet nga dritaret e nderteses diplomatike.Gjashtë prej anetarëve të stafit të ambasadës u bllokuan brenda ndertesës gjatë mësymjes së protestuesve dhe më pas u liruan nga komandot egjiptiane.  

Një zyrtar izraelit duke folur për BBC-ne i cilësoi zhvillimet si një “minim serioz për farketimin e paqes”, mes Izraelit dhe Egjiptit, një prej dy vendeve arabe, bashke më Jordaninë që ka firmosur paqe me Izraelin.

Korrespondenti i BBC-se, raporton per pranine e forcave speciale ne rruge, ku degjohen te shtena. Keshilli Ushtarak qe drejton vendin do te zhvilloje nje takim te shtunen per te diskutuar per situaten.Protestuesit kerkojne mbylljen e ambasades izraelite. Revolta e tyre e gjen zanafillen ne ngjarjet e 18 gushtit, kur 5 police egjiptiane u vrane ne kufirin me Izraelin. Egjipti terhoqi ambasadorin nga Izraeli, si kunderpërgjigje pas vdekjes se pesë policëve.

Autoritetet egjiptiane thane se eshte Izraeli pergjegjes si politikisht ashtu dhe ligjerisht duke kerkuar hetime dhe apologji. Eshte hera e pare ne dhjete vjet qe Kajro terheq ambasadorin nga Izraeli.

 

Top Channel