Terrorizmi, Obama: Të dyfishohen sforcot

09/09/2011 08:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka kërkuar “dyfishimin e sforcove” përballë një kërcënimi të mundshëm atentatesh në përvjetorin e 11 Shtatorit.

Frika e sulmeve terroriste rikthehet ne Shtetet e Bashkuara pak perpara 10 vjetorit te atentatit te 11 shtatorit 2001. Sherbimet e inteligjences paralajmerojne per nje kercenim te besueshem dhe specifik, qe ka te beje me sulme te mundshme ndoshta ne New York apo Washington DC. Per kryebashkiakun e New York Michael Bloomberg, kercenimi nuk mund te konfirmohet me sigurine me te madhe, por prania policore eshte shtuar ndjeshem ne qytet, sidomos neper ura e tunele, ndersa masa shtese po merren edhe per transportin publik.

“Ne vigjilje te pervjetorit te 10-te te sulmeve te 11 shtatorit, policia e New York-ut, FBI-ja dhe i gjithe komuniteti i inteligjences ka qene ne gadishmeri te larte, sepse se ne e dime qe terroristet e shohin kete pervjetor si mundesi per te goditur serish. Kercenimi per te cilin po flasim ketu, nuk eshte konfirmuar, por eshte i besueshem. Jetojme ne nje bote ku kercenime te tilla duhen marre seriozisht dhe ne keshtu do te bejme”, tha Bloomberg.

Masat shtese te sigurise perfshijne pika kontrolli te makinave në New York, kontrollin e çantave në metro dhe ekipet me qen për nuhatjen e bombave dhe pajisje për monitorimin e rrezatimit radioaktiv. Ne vemendjen e policise do te jene edhe monumentet, ndërtesat qeveritare dhe objektet e kultit. Gjate diteve ne vazhdim do te kete më shumë policë me shërbim, duke iu shtuar turneve katër orë. Ndonese u kerkoi banoreve te nju jorkut te tregohen vigjilente e per gje te dyshimte te raportojne tek autoritetet, Bloomberg tha se kjo nuk do te thote qe te mos vazhdojne jeten e perditeshme si zakonisht. Nuk ka dyshim, shtoi ai se New York eshte sot shume me i sigurte nga sa ishte 10 vjet me pare, por nuk mund te japim garanci. Sipas zyrtareve amerikane, dokumentet e sekuestruara pas mesymjes se kompleksit te Osama Bin Ladenit ne fillim te majit ne Abotabad, tregojne se lideri i vrare i Al Kaedes po planifikonte sulme qe te koincidonin me kete pervjetor.

Nju Jork: Merren masa shtesë


“Masa shtesë sigurie do të ndërmerren për t’i bërë ballë kërcënimit të mundshëm për atentate me rastin e përvjetorit të 11 Shtatorit”.

Kështu është shprehur shefi i policisë së Nju Jorkut, Walter Kelly, duke nënvizuar se do të përdoren një numër më i madh qensh anti-bombë dhe do të shtohen kontrollet ndaj automjeteve.

Kelly ka theksuar se janë shtuar kontrollet në pikat më në rrezik të qytetit, siç janë Times Square dhe stacioni hekurudhor Penn Station.


FBI: Al Kaeda, interes për datat e rëndësishme

“Al Kaeda gjithmonë ka treguar interes për datat e rëndësishme dhe për përvjetorët.”

Kështu është shprehur Janice Fedaryck e FBI-së, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg.

Top Channel