Terrorizmi, alarm në SHBA

09/09/2011 02:00

Alarm për sulme terroriste në Shtetet e Bashkuara. Autoritetet, sic thotë Associated Press, kanë marrë informacion për sulme në Nju Jork dhe Uashington.

Burime nga shërbimet e inteligjencës thonë se kërcënimi, që vjen vetëm pak orë nga 10 vjetori i tragjedisë së 11 Shtatorit, u mor mbrëmjen e së mërkurës, por pa u saktësuar më tej për detajet e sulmit apo për objektivat e mundshëm. Autoritetet thonë se kërcënimi është real dhe potencialisht i besueshëm.

Gjithsesi, lajmi mbetet ende i pakonfirmuar, ndërkohë që niveli i sigurisë në Nju Jork dhe Uashington është rritur.

Top Channel