Sudan, vriten 13 policë në një operacion

09/09/2011 16:20

Të paktën 13 policë sudanezë janë vrarë në përpjekje për të shpëtuar disa pengje në Darfut, deklarojnë autoritetet lokale.

Një zëdhënës i policisë tha se disa pengje ishin marrë nga një grup i armatosur, një prej të shumtëve që veprojnë në Darfur.

Autoritetet lokale deklarojnë se pengjet ishin ushtarë sudanezë, ndërkohë që burime të tjera insistojnë se mes tyre ishte edhe një evropian.

OKB thotë se rreth 300 mijë persona kanë vdekur gjatë konfliktit 8-vjecar në Darfur. Ndërsa qeveria lokale deklaron se shifra në fjalë është e ekzagjeruar, pasi shifra e vërtetë e vdekjeve është 12 mijë.

“Policia u përpoq të lirojë tre pengje në rajonin lindor Jebel Marra. Por menjëherë nisi shkëmbimi i zjarrit me bandën pengmarrëse dhe ne humbëm 13 vetë, ndërkohë që 30 të tjerë u plagosën”, ka deklaruar zëdhënësi Ahmed al Tughani.

Top Channel