“Jam zgjedhur për t’i shërbyer vendit tim”/ Starmer drejt dorëheqjes, konfirmon Trump: Dështoi keq me emigracionin dhe energjinë Vera e këtij viti ka qenë e dyta për nga nxehtësia në të gjithë
historine e Shteteve te Bashkuara dhe me perveluesja ne 75 vjet.
Louisiana, New Mexico, Oklahoma dhe Teksasi nuk kishin pare temperatura te tilla prej vitesh. Ne disa raste, sipas eksperteve te Administrates Kombetare Oqeanike dhe Atmosferike, termometri ka shenuar 37 deri ne 38 grade celsius, qe per disa nga keto zona eshte nje rekord i ri i mesatares.
22 vete kane gjetur vdekjen nga vala e te nxehtit qe perfshiu vendin kete vit. Temperaturat e larta kane shtuar me mbi 20% kerkesen e zakonshme per energji, rritja me e madhe kjo prej gati nje shekulli. I nxehti i vazhdueshem dhe mungesa e reshjeve kane kontribuar gjithashtu per thatesiren rekord qe ka pllakosur jugun e Shteteve te Bashkuara.
Teksasi ka patur veren me te thate ne histori, duke shenuar nivelin me te ulet te reshjeve qe prej 1956-tes, viti i rekordit te meparshem. Nje situate te ngjashme kane perjetuar edhe New Mexico dhe Oklahoma fqinje.
C`eshte me e keqja, metereologet nuk parashikojne ndonje kthese te menjehershem te gjendjes ne shtetet jugore. Sipas perllogaritjeve te tyre, thatesirat gjate muajit gusht preken gati nje te treten e Shteteve te Bashkuara. Vera e 2011-tes, shkruan shtypi vendas, rishkruan keshtu regjistrat e klimes, te dhenat e te ciles mbahen rregullisht qe prej vitit 1895.
Top Channel